Gazetari përdhunues

02/08/2010 13:20

Policia e Nju Jorkut arrestoi një përdhunues serial jo të zakontë. Ajo që shokoi opinionin publik, ishte fakti se ai është një gazetar i njohur dhe madje mjaft i vlerësuar i një televizioni francez.

Por ai prej dy vitesh ishte kthyer në mankthin e grave beqare të Nju Jorkut, derisa u zbulua dhe u arrestua nga autoritetet e rendit.

Ai u kap pasi kishte përdhunuar një turiste ruse që e kishte ftuar për piknik në një park.

Përdhunesi serial në fjalë është bërë i njohur nga profilet që i ka bërë personave të njohur si Bill Klinton apo Nelson Mandela.

Ai në të shkuarën është denoncuar për ngacmim seksual dhe dhunim të banesave.

Top Channel