Pakistan, alarm epidemish

01/08/2010 15:30

Autoritetet pakistaneze lëshojnë alarmin e epidemive në vend pas motit të keq dhe shirave të rrëmbyeshëm që përfshinë vendin duke shkaktuar mbi 1000 të vdekur dhe qindra mijëra të pastrehë.

Alarmi i lëshuar u miratua edhe prej Organizatës së Botërorë të Shëndetësisë e cila shtoi se në kushte të tilla përhapen më shpejtësi epidemitë e kolerës, diarrësë, astmës dhe sëmundje të tjera të lëkurës.

Zonat veriore perëndimorë të Pakistanit prej disa ditësh ndodhen nën rrebeshe shirash të cilat kanë prekur më shumë qytetin dhe zonat përreth qytetit më të madh të provincës, Peshauarin duke shkaktuar sipas autoriteteve 1100 të vdekur, ndërsa për televizionin GEO TV 1300.

Top Channel