Holanda “lamtumirë” armë

01/08/2010 12:45

Holanda përfundon misionin ushtarak në Afganistan pas 4 vitesh, gjatë të cilëve trupat e saj merituan vlerësim për efikasitetin në detyrë.

Shefi i ushtrisë, Gjenerali Peter Van Uhm tha se siguria është përmirësuar në provincën Uruzgan gjatë zhvendosjes së trupave holandeze. Megjithate ai pranoi se shumë gjera do të ndodhin pas largimit të tyre.

Megjithëse NATO ka dashur të ulë rëndësinë e kësaj tërheqje, analistët besojnë se kjo është një kohë delikate për Aleancën me shtimin e numrit të viktimave dhe dyshimeve për strategjinë e saj.

Komanda holandeze iu dorëzua zyrtarisht amerikanëve dhe australianeve, në një ceremoni të vogël në bazën qendrore të Uruzganit.

Në fakt, NATO kërkoi qe Holanda të zgjaste misionin, por kërkesa solli trazira politike në vend, madje duke rrezuar koalicionin qeverisës, në shkurt të këtij viti. Kjo situata lëshoi efektin domino në të gjithë vendet europiane, veçanërisht në Gjermani, ku kundërshtimi për luftën, sa vjen dhe shtohet,

Top Channel