Brazili ofron azil për gruan iraniane

01/08/2010 13:10

Marrëdhëniet e mira personale mes presidentit brazilian Lula dhe atij të Iranit Ahmadinexhad shtrihen edhe në fushën e të drejtave të njeriut.

Kreu i Brazilias i ka bërë thirrje homologut iranian që të lejojë një femër të dënuar me vdekje për tradhëti bashkëshortore që të përfitojë azil në Brazil.

“I dërgoj një mesazh mikut tim Ahmadinexhad dhe qeverisë së Iranit që të lejojnë autoritetet braziliane të përkujdesen për gruan”, citohet nga media shtetërore braziliane presidenti Lula.

Sakineh Mohammadi Ashtiani u dënua me vdekje në vitin 2006 për tradhëti bashkëshortore dhe imoralitet. Ekzekutimi i saj sipas Sharias do të kryhet me gurë në shesh, ekzekutim ky që për momentin ka mbetur pezull.

Mes Iranit dhe Brazilit ekzistojnë marrëdhënie të mira diplomatike. Të dyja vendet janë nënshkruese të një marrëveshje për programin bërthamor të Teheranit në muajin maj.

Top Channel