Afganistan, autobusi shkel në minë, 6 të vdekur

01/08/2010 11:45

Gjashtë persona gjetën vdekjen pas rënies në minë të një autobusi me të cilin po udhëtonin në provincën e Maiuandit në krahinën afgane të Kandaharit.

Sipas zëdhënësit të autoriteteve vendore në Kandahar, viktimat janë 2 burra, 2 gra dhe 2 fëmijë ndërkohë që edhe disa persona të tjerë të cilët po udhëtonin me të njëjtin mjet kanë mbetur të plagosur.

Ky ishte atentati i dytë me minë kundër një autobusi me civilë në Afgansitan brenda pak ditësh. Në sulmin e parë mbi 20 persona gjetën vdekjen.

Top Channel