Venezuela, trupa në kufirin me Kolumbinë

31/07/2010 10:25

Presidenti venezuelian, Hugo Chavez ka deklaruar se ka vendosur njësi ushtarake tokësore dhe ajrore në kufirin me Kolumbinë.

Vendimi është marrë pas akuzave të bëra nga qeveria e Bogotas mbi strehimin e guerrilasve të FARC në vendin komunist.

“Kemi vendosur njësitë tona për të mbrojtur sovranitetin tonë në rast agresioni. Uribe është i gatshëm të bëjë gjithcka dhe kjo është kthyer në një kërcënim për luftë, të cilën ne nuk e duam”, ka deklaruar Chavez.

Top Channel