Pakistani reagon ndaj kritikave të Cameron

31/07/2010 10:10

Zyrtarë të shërbimeve sekrete pakistaneze kanë anuluar një vizitë në Britani, në shenjë proteste ndaj komenteve të bëra nga kryeministri Cameron për lidhje të strukturave shtetërore me terrorizmin.

Kreu i qeverisë britanike paralajmëroi Pakistanin që të mos ketë asnjë lidhje me grupet që promovojnë eksportin e terrorizmit.

Krerët e agjencisë pakistaneze të inteligjencës duhet të shkonin në Londër për të diskutuar bashkëpunnimin në operacionet e përbashkëta me homologët britanikë, por vizita u anulua.

Megjithatë, një vizitë nga presidnti Asif Ali Zardari pritet të kryhet së shpejti në Mbretërinë e Bashkuar.

Cameron i bëri komentet e tij për mediat pas një fjalimi në qytetin jugor të Indisë, Bangalore, ditën e mërkurë.

“Ne duhet të jemi shumë, shumë të qartë me Pakistanin, se ne dëshirojmë të shohim një Pakistan të qëndrueshëm dhe demokratik”, deklaroi Cameron.

Top Channel