Pakistan dhe Afganistan, emergjencë koha e keqe

31/07/2010 17:30

Rreshje të fuqishme kanë përfshirë prej një jave shumë vende në Azinë veriore, duke shkaktuar vështirësi të shumta kryesisht në Pakistan dhe Afganistan.

Në veçanti në Pakistan regjistrohen më shumë se 800 të vdekur dhe dëme materiale të pallogaritshme.

Ndërsa në Afganistan kanë humbur jetën në ditët e fundit më shumë se 90 persona në provincat e Parëan, Laghman, Kapisa e Khost.

Përfundimet i ka nxjerrë OKB-ja që bën të ditur se « një milion përsona janë dëmtuar në përmasa të ndryshme ».

Top Channel