Pakistan, 800 të vdekur nga përmbytjet

31/07/2010 13:55

Të paktën 1 milion persona në veri-perëndim të Pakistanit janë prekur nga stina më e keqe me shira dhe përmbytje në histori.

Skuadrat e shpëtimit po përpiqen të arrijnë zonat e përmbytura, ku transportet janë bllokuar dhe komunikimet janë ndërprerë.

Peshauari, qyteti më i madh i zonës me 3 milionë banorë, aktualisht është i izoluar tërësisht.

Ndërkohë, një ministër rajonal ka deklaruar se numri i të vdekurve ka arritur në 800 dhe ka shtuar se ai mund të ngrihet duke qenë se nuk ka informacione nga shumë zona të tjera, tek të cilat aksesi është i pamundur.

Bilanci i fundit u bë publik nga Mian Iftikhar Hussain, ministër i Informacionit në provincën Kiber Paktunkua, i cili e vlerësoi katastrofën si më të keqen në histori.

Top Channel