Libanit i bëhet thirrje për qetësi

31/07/2010 09:50

Liderët sirianë dhe ata sauditë u kanë bërë thirrje fraksioneve rivale në Liban që të shmangin rikthimin tek dhuna, pas rritjes se tensioneve politike në vend.

Apeli vjen pas bisedimeve të paprecedenta të zhvilluara në Bejrut mes mbretit saudit Abdullah, presidentit sirian Bashar al Assad dhe presidentit libanez Michel Suleiman.

Ata ftuan kreun libanez të shtetit që cështjet të zgjidhen përmes institucioneve ligjore.

Vizita e dy liderëve të huaj përbën një progres në marrëdhëniet mes Arabisë Saudite dhe Sirisë, dy nga fuqitë më të mëdha të rajonit.

Libani dhe Siri shkëmbyen për herë të parë ambasadat vitin e kaluar dhe marrëveshja mes tyre shihet si një element kyc për stabilizimin e Libanit.

Top Channel