Kinë, shpërthim në minierë, 15 të vdekur

31/07/2010 10:55

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi në një minierë qymyri në veri të Kinës.

Shpërthimi ndodhi në minierën e Liugou, pranë qytetit Linfen, në provincën verilindore Shanxi.

Sipas autoriteteve kineze, të cilat citohen nga agjencia e lajmeve “Kina e Re”, bilanci i viktimave mund të rritet.

Të njëjtat burime shtojnë më tej se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur skuadrat e shpëtimit për t’u ardhur në ndihmë të mbijetuarve.

Top Channel