Irani, Obama kërkon lirimin e 3 amerikanëve

31/07/2010 09:10

Presidenti amerikan, Barack Obama u ka kërkuar autoriteteve iraniane që të lirojnë menjëherë tre shtetasit amerikanë.

Ata mbahen të burgosur prej një viti, pasi u arrestuan në afërsi të zonës kufitare mes Irakut dhe Iranit.

Në një deklaratë të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, Obama ka kujtuar se Sarah Shourd, Shane Bauer dhe Josh Fattal nuk kanë bërë asnjë krim.

Duke kërkuar respektimin e rregullave ndërkombëtare, Obama i ka cilësuar si “të pakuptimta” akuzat për spiunazh.

Top Channel