Gjermani, ceremoni për viktimat e festivalit

31/07/2010 09:25

Një ceremoni përkujtimore do të mbahet sot në Gjermani, një javë pas festivalit Parada e Dashurisë, që u mbyll në tragjedi.

21 persona humbën jetën dhe mbi 500 të tjerë mbetën të plagosur në momentin kur turma u kap nga paniku dhe u krijua një rrëmujë e madhe.

Në shenjë respekti, flamujt në të gjithë Gjermaninë janë vendosur në gjysmështizë.

Prokurorët kanë nisur një hetim kriminal për të përcaktuar nëse neglizhenca është një nga shkaqet e vdekjes së kaq shumë personave.

Kancelarja Angela Merkel ka ndërprerë pushimet e saj për të marrë pjesë në ceremonin mortore në Kishën e Salvadorit, në Duisburg, ku do të jenë të pranishëm miq e të afërm të viktimave.

Top Channel