Foto/ Kishte dalë në një klub nate në Beograd, gjendet e vdekur brenda një valixheje modelja ruse, në pranga një turk
Pakistani po kalon një ditë zije kombëtare për shkak të viktimave të aksidentit të djeshëm ajror, që konsiderohet si tragjedia më e rëndë e ndodhur në vend.
Avioni “A321” u rrëzua teksa po bëhej gati të ulej në aeroportin e Islamabadit dhe për pasojë humbën jetën 152 personat që ndodheshin në bord.
Fluturimi i brendshëm nga qyteti i Karacit drejt kryeqytetit po kryhej me nje kompani private ajrore, “Airblue”, e cila konsiderohet si e sigurtë.
Deri tani nuk dihen me saktësi shkaqet e aksidentit, por dyshohet që shkak i tij të ketë qenë moti i keq me shira të dendura.
Aeroplani po fluturonte në kuotë jashtëzakonisht të ulët përpara se të përplasej në kodrat e Margallasë, në veri të kryeqytetit Islamabad.
Top Channel