Meksikë, apel për lirimin e 8 gazetarëve

29/07/2010 02:00

Komiteti i mbrojtjes së gazetarëve ditën e mërkurë i bëri apel qeverisë meksikane që të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për lirimin e 8 gazetarëve të marrë peng ditën e hënë.

“Në i kërkojmë shtetit dhe autoriteteve federale të bëjnë gjithçka që ndodhet në dorën e tyre për lirimin dhe kthimin shëndoshë e mirë pranë familjeve të tyre gazetarëve të rrëmbyer ditën e hënë”, thuhet në deklaratën e komitetit të gazetarëve meksikanë.

Gazetarët u rrëmbyen ditën e hënë në Durango, qytet në kufi me SHBA-në, pas investigimit të tyre për lidhjet guvernatorit të zonës me kartelet e drogës dhe konfliktet mes tyre.

Top Channel