Francë, mamaja vriste të porsalindurit

29/07/2010 00:00

Një krim monstruoz ka terrorizuar autoritetet dhe opinionin publik francez.

Trupat e pajetë të 8 të sapolindurve u gjetën në një kopsht në fshatin Villers-au-Tertre në Francën veriore.

Të gjitha foshnjat mendohet se janë vrarë prej të ëmës së tyre e cila sipas burimeve ka pranuar para policisë së ka “vrarë me dhjetra fëmijë, për t’i fshehur shtatëzaninë e padëshiruar burrit të saj, duke i varrosur më pas trupat e pajetë të tyre në kopshtin e shtëpisë”.

Xhandarmëria franceze e Villers nuk përjashton gjetjen e trupave të tjerë në kopësht.

Krimet makabre u zbuluan falë dëshmimit të pronarëve të rinj të shtëpisë të cilët pas gjetjes aksidentale të disa eshtrave njerëzore në kopështin e shtëpisë së sapoblerë njoftuan policinë.

Top Channel