Sondazhi, amerikanët duan më pak emigrantë

28/07/2010 03:45

Gjithnjë e më shumë rritet pakënaqësia mes amerikanëve për shtimin e prezencës së emigrantëve në vend.

Sipas një sondazhi të organizuar nga Gallup, rreth 45 përqind e amerikanëve kërkojnë më pak emigrantë në vend, ndërkohë që për 34 përqind gjërat duhet të mbeten kështu siç janë dhe vetëm 17 përqind janë të gatshëm të mirëpresin të huaj të tjerë në vend.

Sondazhi u mbajt 2 ditë nga hyrja në fuqi e ligjit të shumë përfolur të emigracionit në shtetin e Arizonas, ligj ky që është kritikuar ashpër edhe nga administrata e presidentit Obama i cili ka kërkuar me ngulm tërheqjen e tij.

Top Channel