Wikileaks, SHBA: Dëme të mëdha nga publikimi

27/07/2010 08:00

Ushtria amerikane ka deklaruar se do të duhen javë për të përcaktuar dëmin e rrjedhjes së mbi 90 mijë dokumenteve të klasifikuara.

Dokumentet në fjalë, të publikuara nga ueb sajti Wikileaks, japin detaje mbi luftën në Afganistan, përfshirë ato mbi vdekjet e civilëve.

Ato shprehin gjithashtu shqetësimin e NATO-s se shërbimet sekrete pakistaneze kanë ndihmuar talebanët, hipotezë kjo e mohuar nga Islamabadi.

Shtëpia e Bardhë e dënoi publikimin e dokumenteve, duke e cilësuar atë si një kërcënim për sigurinë kombëtare.

Dosja e madhe me dokumente të klasifikuara, e quajtur nga Wikileaks si Ditari i Luftës në Afganistan, është një nga rrjedhjet më të mëdha në historinë e SHBA.

Top Channel