Rumani, bie helikopteri izraelit, 6 viktima

27/07/2010 04:40

Një helikopter i forcave ushtarake izraelite me 6 ushtarë në bord u rrëzua në afërsi të qytetit të Zarnestit në Rumani.

Lajmi u njoftua prej Ministrisë së Mbrojtjes rumune si dhe konfirmohet edhe nga pala izraelite. Sipas palës rumune terreni i vështirë mund të ketë shkaktuar rënien e helikpteri duke shkaktuar edhe vdekjen e gjithe ekuipazhit të tij. Ndërkaq pala izraelite konfirmon vetëm faktin që një helikopter i saj u rrëzua në Rumani pa përcaktuar nëse ka viktima apo jo.

Helikopteri ishte pjesë pjesë e grupit prej 2 helikopterash izraelitë të cilët do të merrnin pjesë në një stërvitje ushtarake mes dy vendeve. Grupet e shpëtimit që ndodhen në vendngjarje deri më tani kanë arritur të rikuperojnë trupat e pajetë të 4 ushtarëve hebrejë.

Top Channel