Londër, “Greenpeace” mbyll 47 pika nafte

27/07/2010 14:10

Aktivistë të grupit ambjentalist “Greenpeace” kanë detyruar mbylljen e 47 pikave karburanti të kompanisë “BP” në Londër.

Aksioni është kryer në shenjë proteste për katastrofën ekologjike në Gjirin e Meksikës, ku u përhap në mënyrë masive nafta e kompanisë britanike.

“BP”, duke e cilësuar protestën si “të papërgjegjshme dhe fëminore”, ka përgënjeshtruar shifrat e ambjentalistëve duke saktësuar se janë mbyllur vetëm 12 pika.

Ndërsa sipas “Greenpeace”, aktivistët kanë ndaluar fluksin e karburantit duke prishur celësat e sigurisë.

Top Channel