Koreja e Veriut: Rrezik nga lufta e tretë botërore

27/07/2010 13:20

Koreja e Veriut ka akuzuar sot Shtetet e Bashkuara, Korenë e Jugut dhe Japoninë se kanë krijuar kushtet për një luftë të re botërore.

Sipas Penianit, tre kombet në fjalë kanë krijuar një konfederatë ushtarake trikombëshe, duke ndezur një zjarr që do të përhapet në të gjithë Azinë veri-lindore.

Qeveria e Veriut i referohet kështu manovrave ushtarake detare që po zhvillojnë SHBA dhe Koreja e Jugut në Detin e Verdhë, në brigjet koreano-veriore.

Në këtë stërvitje, Japonia merr pjesë si vend vëzhgues. Peniani i ka cilësuar këto stërvitje si cënim të rëndë të integritetit të tij territorial.

Top Channel