Kinë, shirat e dendura shëmbin urën, viktima

27/07/2010 11:55

Për shkak të shirave të dendura që kanë përfshirë Kinën, një urë është shembur në qytezën e Lancuanit, duke shkaktuar vdekjen e 37 personave dhe zhdukjen e 19 të tjerëve.

Në provincën e Henanit, ku ndodhi dhe tragjedia, 52 persona kanë humbur jetën në tre ditët e fundit për shkak të incidenteve që janë regjistruar si pasojë e motit të keq.

Sipas meteorologëve, shirat do të vazhdojnë të paktën deri në mesin e javës. Që nga fillimi i vitit 750 persona kanë humbur jetën për shkak të motit të keq.

Top Channel