Irani, Rusia dënon BE për sanksionet

27/07/2010 14:35

Rusia ka dënuar BE-në për miratimin e sanksioneve ndaj Iranit, duke i cilësuar ato si “të papranueshme” dhe duke deklaruar se ato minojnë përpjekjet ndërkombëtare për të frenuar programin bërthamor të Teheranit.

Bashkimi Evropian të hënën miratoi sanksionet e reja që prekin tregtinë e jashtme të Iranit, sektorët e bankave dhe atë të energjisë.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme iraniane e ka dënuar vendimin dhe ka deklaruar se Brukseli do të pendohet thellë pasi Irani do të vazhdojë programin e tij bërthamor.

Masat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian shkojnë përtej katër sanksioneve të miratuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara më 9 qershor.

Ato përfshijnë ndalimin e marrëveshjeve me bankat dhe kompanitë iraniane të sigurimeve, si dhe ndalojnë investimet në sektorin iranian të gazit dhe naftës.

Top Channel