Irak, shpërthejnë autobombat, 20 të vdekur

27/07/2010 00:45

Shpërthimi i dy bombave në Irak shkaktoi vdekjen e të paktën 20 personave dhe plagosjen e dhjetra të tjerëve.

Sulmet ndodhen në afërsi të Qerbelasë, qytet në jug të Irakut në një rrugë që përdoret shpesh si itinerar i shenjtë i besimtarëve shiitë.

Ndërkohë që autoritetet vendase njoftojne dhjetra persona në spital çka mund të rëndojë edhe më tej bilancin tragjik të sulmit.

Politika irakiane ende nuk ka arritur të formojë një qeveri që prej muajit mars, muaj kur u mbajtën edhe zgjedhjet e përgjithëshme legjislative në vend dhe frika e sulmeve terroriste në vend është shtuar ndjeshëm duke zëvëndësuar vakuumin e lënë prej mungesës së qeverisë.

Top Channel