Holandë, 14 vjecarja do bëjë xhiron e botës

27/07/2010 21:35

Gjykata e Middelburg ka autorizuar xhiron e botës për velisten Laura Dekker.

Kjo është një prej cështjeve të zvarritura më shumë në gjyqësorin e vendit europian pasi shumë herë gjykatat nuk ia kishin lejuar udhëtimin 14 vjecares.

Sipas gjykatës, vajza nuk është më nën kujdesin e shërbimeve sociale dhe kjo do të thotë se prindërit mund ta lejojnë vajzën të nisë e vetme xhiron e botës.

Pak kohë më parë, babai dhe e ëma e adoleshentes u shprehen pro kësaj aventure.  

Top Channel