Cameron do luftojë për anëtarësimin e Turqisë

27/07/2010 09:15

Kryeministri britanik David Cameron do të argumentojë fuqishëm për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian.

Ai ka deklaruar se është i inatosur me hapat e ngadaltë të negociatave. Në kuadër të vizitës së tij të parë në Ankara, Cameron pritet të thotë se do të luftojë që Turqia t’i bashkohet BE-së dhe të bëhet një fuqi e madhe evropiane.

Ai pritet të krahasojë qëndrimin negativ që kanë disa vende të BE ndaj Turqisë, me mënyrën se si shihej Mbretëria e Bashkuar para anëtarësimit.

Pasi të mbyllë vizitën në Turqi, Cameron do të udhëtojë drejt Indisë, ku do të shoqërohet nga një grup biznesmenësh të rëndësishëm.

Top Channel