BP: Katastrofa ekologjike të ndryshojë kulturën

27/07/2010 17:20

Administratori i ri i deleguar i kompanisë British Petroleum, Bob Dudley ka deklaruar se katastrofa ekologjike në Gjirin e Meksikës duhet të ndryshojë kulturën.

“Një ngjarje e tillë i ndryshon gjërat nga themelet. Ka dy mënyra për të reaguar, njëra të fshihesh dhe tjetra të përballosh situatën e të ndryshosh kulturën e shoqërisë. Kjo do të thotë se duhet të sigurohesh që të gjitha kontrollet të kryhen korrektësisht në mënyrë që kjo gjë të mos ndodhë më”, thekson Dudley.

Top Channel