BE çel negociatat për anëtarësimin e Islandës

27/07/2010 02:10

Bashkimi Europian vendosi të çelë negociatat për anëtarësimin e Islandës, marrëveshje kjo që mbahej peng nga mosmarrëveshjet për gjuetinë e balenave, të drejtat e peshkimit dhe miliona eurot të zhdukura nga kriza e bankave islandeze gjatë vitit 2008.

Problem tjetër për anëtarësimin e Islandës në BE është edhe mbështetja popullore për këtë hap, mbi 50 përqind e islandezëve nuk dëshirojnë futjen e vendit në Union.

Islanda aplikon marrëveshjen Shengen dhe vlerësohet si aplikuesi me legjislacionin më të përputhshëm me vendet anëtare të BE-së. Vendi aplikoi për statusin kandidat 3 muaj pas Shqipërisë, më 17 korrik 2009.

Më 24 shkurt 2010 opinioni i Komisionit sugjeronte ndaj vendeve anëtare jo vetëm dhënien e statusit kandidat por edhe çeljen e negociatave për anëtarësim, proçes që vlerësohet se nuk do të përsëritet më me vendet aplikuese të Ballkanit.

Top Channel