Arabi, rrëzohet avioni i “Lufthansa”

27/07/2010 14:25

Një avion mallrash i kompanisë gjermane “Lufthansa” është rrëzuar në aeroportin e Riadit, në Arabinë Saudite.

Sipas mediave lokale, tragjedia ka ndodhur në momentin kur avioni po përpiqej të ulej në pistë.

Sipas burimeve, sapo ka prekur tokën mjeti fluturues është ndarë në gjysmë dhe ka lëshuar tym.

Burimet shtojnë më tej se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit dhe skuadrat e ndërhyrjes së shpejtë. Nuk dihet nëse ka pasur viktima.

Top Channel