Angli, masakrohet familja me 4 anëtarë

27/07/2010 03:20

Tragjedia në Angli ku një familje me katër anëtarë u gjet e masakruar në Hempshajër.

Sipas autoriteteve angleze, 2 fëmijë, përkatësisht nga 1 dhe 2 vjeç ishin vrarë me thikë, po ashtu edhe e ema e tyre ishte goditur disa herë me thikë, ndërkohë që viktima e katër ishte bashkëshorti i gruas dhe babai i 2 fëmijëve i gjetur i varur tek disa shkallë të shtëpisë.

Policia britanike ka nisur hetimet e para për të zbardhur ngjarjen e rëndë e cila ka tronditur gjithë opinionin anglez. Dyshimet e hidhen tek një vrasje e shumëfishtë e bashkëshortit i cili më pas ka varur veten.

Top Channel