Ahmadinejad: Negociatat rinisin në shtator

27/07/2010 13:30

Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad ka konfirmuar se Irani ka ndërment të rifillojë negociatat me fuqitë e mëdha mbi programin bërthamor në muajin shtator.

Në tryezë, sipas Ahmadinejad, duhet të ulën edhe Brazili e Turqia, vende me të cilat Irani nënshkroi para pak kohësh marrëveshje bërthamore.

Më tej presidenti iranian ka kërkuar nga homologu rus Dmitri Medvedev që të mos bëjë lojën e Uashingtonit, duke e akuzuar atë se po merr pjesë në një komplot me SHBA dhe Izraelin për të sjellë luftën në Lindjen e Mesme.

Ahmadinejad ka shtuar më tej se bisedimet do të zhvillohen pavarësisht se OKB, SHBA dhe BE kanë miratuar sanksione të reja ndaj vendit të tij.

Top Channel