Afganistan, gjëndet i pajetë trupi i marinsit

27/07/2010 14:45

Trupat e një prej dy marinsave amerikanë të zhdukur në Afganistan javën e kaluar është gjetur.

Lajmin e bëjnë burime pranë kontigjentit të NATO-s, sipas të cilave trupat afgane dhe ato të huaja e gjetën trupin e pajetë të dielën në provincën lindore të Logarit, pas një kërkimi të gjerë.

Dy marinsat u zhdukën ditën e premte, pasi po lëviznin me makinë jashtë bazës ushtarake, pa qenë të shoqëruar.

Guerrilasit talebanë kanë deklaruar se ata vranë një prej tyre në një betejë të armatosur dhe se kapën të gjallë tjetrin.

Top Channel