Testi i stresit rrit aksionet e bankave

26/07/2010 13:40

Aksionet e bankave kanë pësuar një rritje të ndjeshme në tregjet evropiane, pasi iu përgjigjën pozitivisht testit të stresit që u krye javën e kaluar.

Në Mbretërinë e Bashkuar, grupet bankare Lloyds, Barclays dhe Royal Bank of Scotland u rritën me nga 2%, ndërkohë që në Francë, Societe Generale u rrit me 3.6.

Shtatë nga 91 bankat evropiane që iu nënshtruan testit të stresit dështuan, përfshirë këtu pesë banka spanjolle, një gjermane dhe një greke.

Testi synonte të provonte kapacitetet e bankave për t’i bërë ballë një krize të ardhshme financiare.

Mes ekspertëve kishte shqetësime se, nëse shumë banka do të falimentonin, konfidenca në sektorin e brishtë bankar të Evropës do të mund të dëmtohej.

Top Channel