SHBA: Ditari i luftës, papërgjegjshmëri

26/07/2010 13:45

Shtetet e Bashkuara kanë dënuar duke e cilësuar si “të papërgjegjshëm” publikimin e 92 mijë dokumenteve ushtarake, duke deklaruar se kështu mund të kërcënohet siguria kombëtare.

Dokumentet e publikuara nga faqja e internetit Wikileaks përmbajne detaje mbi vrasjen e civilëve afganë, të paraportuara deri më sot.

Tre organizata të reja kanë avancuar aksesin tek dokumentat, të cilat tregojnë edhe shqetësimin e NATO-s se Pakistani dhe Irani po ndihmojnë talebanët në Afganistan.

Nga ana e tij Islamabadi zyrtar ka mohuar deklaratat se shërbimet sekrete pakistaneze mbështesin guerrilasit afganë.

Dosja e gjatë me dokumentet e klasifikuara, e quajtur nga Wikileaks si Ditari i Luftës në Afganistan, është një nga rrjedhjet më të mëdha në SHBA.

“Publikimi i këtyre informacioneve kaq të klasifikuara mund të vërë në rrezik jetët e amerikanëve dhe ato të partnerëve tanë”, ka deklaruar këshilltari për sigurinë kombëtare, gjenerali James Jones.

Top Channel