Merkel: Hetim intensiv tragjedisë në Duisburg

26/07/2010 13:15

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka kërkuar një hetim intensiv për rrëmujën në Paradën e Dashurisë në Duisburg, që i mori jetën 19 personave.

Merkel ka deklaruar se është tronditur nga tragjedia dhe ka theksuar se duhet bërë gjithcka që ngjarje të tilla të mos përsëriten.

Rrëmuja jashtë një tuneli ku fillonte dhe grumbullimi i turmës për festivalin e muzikës tekno, përvec 19 viktimave, shkaktoi edhe 340 të plagosur.

Të mbijetuarit fajësuan organizatorët për vdekjet, duke deklaruar se paralajmërimet e tyre për hapësirën e vogël të sheshit ishin injoruar.

Nga ana tjetër, organizatorët e festivalit kanë deklaruar se nuk do të ketë më Paradë Dashurie, ndërkohë që prokurorët gjermanë kanë hapur një hetim kriminal mbi tragjedinë.

Top Channel