Meksikë, të burgosurit lirohen për të vrarë

26/07/2010 10:15

Personat që vranë 17 persona në një festë në veri të Meksikës më herët gjatë këtij muaji janë lejuar të dalin nga burgu për të kryer masakrën.

Lajmin e kanë bërë të ditur prokurorët lokalë, të cilët kanë akuzuar gardianët e burgut në shtetin e Durangos se u kanë dhënë të burgosurve armë dhe automjete për të kryer vrasjet në shtetin fqinj të Koahuilës.

I njëjti grup të burgosurish, të cilët pas masakrës janë kthyer në qeli, dyshohet se ka kryer edhe vrasje të tjera masive.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, drejtori i burgut dhe të paktën dy oficerë janë nën hetim për këtë cështje.

Vrasjet në qytetin e Torreonit, në shtetin Koahulia, iu atribuan burgut “Gomez Palacio”, në shtetin e Durangos, përmes llojit të plumbave të gjetur në skenën e krimit, të cilët përputheshin me ato të rojeve të burgut.

Top Channel