Kinë, popullsia e Pekinit drejt 20 mln banorëve

26/07/2010 10:40

Popullsia e Pekinit po shkon drejt 20 milionë banorëve, 10 vjet më parë nga parashikimi.

Kështu shkruan sot e përditshmja “China Daily”, që sipas Këshillit të Shtetit (qeveria qendrore) për zhvillimin e kryeqytetit, popullsia nuk duhet të kalonte 18 milionë banorët, të paktën deri në fund të vitit 2020.

Sipas Mu Guangzong nga Universiteti i Pekinit, rritja e popullsisë vjen edhe prej standardit të ndryshëm të jetesës në qytet dhe fshat.

Top Channel