Karzai: NATO vrau 52 civilë

26/07/2010 20:50

Qeveria afgane akuzon NATO-n për bombardimin e së premtes në një fshat të Helandit ku gjetën vdekjen 52 civilë.

Mes viktimave të Rigit në distriktin e Sanginit ka edhe gra e fëmijë. Presidenti Hamid Karzai shprehet se terrorizmi nuk luftohet duke bombarduar fshatrat por burimet fizike, ideologjike dhe bazat talebane në kufi me Pakistanin.

Kjo nuk është hera e parë që autoritetet më të larta të shtetit afgan akuzojnë forcat aleate për masakra civilësh.

Top Channel