Irak, sulmohet selia e televizionit Al Arabiya

26/07/2010 14:45

Të paktën katër persona kanë vdekur dhe 16 të tjerë janë plagosur mëngjesin e sotëm në Bagdad, në një sulm vetëvrasës ndaj selisë së televizionit arab Al Arabiya.

Sipas autoriteteve lokale, kamikazi, duke ngarë një furgon, hodhi në erë automjetin pranë hyrjes kryesore të ndërtesës së televizionit, në lagjen Harithiya.

Sipas burimeve, nga shpërthimi humbën jetën një pastrues dhe tre roje. Lajmi është transmetuar edhe nga vetë televizioni prestigjoz në botën arabe.

Top Channel