Herat, dorëzohen dhjetra talebanë

26/07/2010 16:45

Dhjetra talebanë bashkë me komandantin e tyre janë dorëzuar në provincën afgane të Heratit.

Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve Pajhwok. Komandanti Rahimullah dhe ushtarët e tij vepronin në distriktin e Shindand kundër trupave ndërkombëtare.

Pas dorëzimit, Rahimullah deklaroi se kërkon të impenjohet në organizimin e zgjedhjeve legjislative në Herat që janë parashikuar për në 18 shtator.

Top Channel