Hagë, shpallet fajtor kreu i Khmerëve të Kuq

26/07/2010 08:00

Ish-kreu i Khmerëve të Kuq, Duch, është shpallur fajtor për krime kundër njerëzimit nga gjykata e OKB-së për krimet e luftës.

Duch, 67 vjec, emri i plotë i të cilit është Kaing Guek Eav, u dënua me 35 vjet burg. Ai pranoi se ka urdhëruar torturimin dhe ekzekutimin e mijëra burrave, grave e fëmijëve në burgun famëkeq të Tuol Slengut.

Gjatë procesit ai kërkoi të falej, por prokurorët kanë kërkuar dënimin e tij me 40 vjet burg.

Megjithatë, Duch nuk do të kryejë të gjithë dënimin 35 vjecar, pasi gjyqtarët e reduktuan atë me 5 vjet për shkak se ai është mbajtur ilegalisht dhe e ulën atë me 11 vite të tjera për shkak të kohës së kaluar prapa hekurave.

Top Channel