Chavez: Do ndalojmë anijet me naftë drejt SHBA

26/07/2010 10:25

Presidenti venezuelian, Hugo Chavez ka kërcënuar se do të ndalë eksportin e naftës drejt SHBA nëse vendi i tij do të sulmohet nga Kolumbia, aleat i ngushtë i Uashingtonit.

Kërcënimet vijnë në një moment kur Venezuela akuzohet se po strehon rebelët kolumbianë.

Chavez ndërpreu lidhjet diplomatike me Kolumbinë javën e kaluar dhe vuri në gjëndje gatishmërie të lartë ushtrinë e vendit të tij.

Venezuela është furnizuesi i pestë i naftës i Shteteve të Bashkuara, duke eksportuar rreth 1 milion fuci në ditë.

Chavez ka deklaruar se ka marrë informacione nga shërbimet sekrete se, rreziku për një agresion të armatosur ndaj Venezuelës nga ana e Kolumbisë ishte më i lartë se kurrë.

“Nëse do të ketë ndonjë sulm ndaj Venezuelës nga territori kolumbian, ose nga cilido territor tjetër, i nxitur nga amerikanët, ne do të ndalojmë anijet me naftë edhe nëse do të na duhet të hamë gurë”, ka deklaruar Chavez.

Top Channel