“BP”, Heyward pritet të dalë nga “stuhija”

26/07/2010 09:45

Drejtori ekzekutiv i “BP”, Tony Hayward pritet të dalë nga stuhija e kritikave që ka rënë ndaj tij për mënyrën e menaxhimit të situatës në Gjirin e Meksikës.

Në një deklaratë për shtyp të lëshuar nga “BP”, e cila në fundjavë deklaroi se Hayward ka mbështetjen e plotë të bordit, bëhet e ditur se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar.

Kompania britanike e naftës deklaron se se gjatë natës është mbajtur një takim i anëtarëve të bordit dhe se së shpejti do të bëhet një njoftim “i përshtatshëm”.

Ai pritet të zëvendësohet nga kolegu i tij amerikan Bob Dudley, i cili ka marrë përsipër drejtimin e operacioneve të pastrimit të Gjirit të Meksikës.

Ndërkohë, një mbledhje e bordit pritet të mbahet më vonë gjatë ditës, ku paralajmërohet se do të merren vendime të rëndësishme.

Top Channel