BE, sanksione të reja ndaj Iranit

26/07/2010 13:30

Ministrat e Jashtëm të BE pritet të aprovojnë zyrtarisht sanksionet ndaj sektorit energjitik të Iranit, me qëllim bllokimin e programit të tij bërthamor.

Sanksionet do të prekin tregtinë e huaj, shërbimet financiare, si dhe sektorët e gazit dhe naftës që janë shtylla e ekonomisë.

Autoritetet evropiane deklarojnë se vendimi i pritshëm përmban sanksionet më të ashpra të ndërmarra ndonjëherë nga BE ndaj kujtdo vendi.

Lëvizja vjen një muaj pasi SHBA përforcuan sanksionet ndaj Iranit dhe pasi aleatët e tyre akuzuan Teheranin se po përpiqet të prodhojë armë bërthamore.

Nga ana e tij Irani këmbëngul se programi i tij ka vetëm qëllime paqësore. Muajin e kaluar Këshilli i Sigurimit i OKB-së aprovoi aplikimin për herë të katërt të sanksioneve ndaj Iranit, veprim që preku në mënyrë direkte trupat e Gardës Revolucionare Islamike.

Top Channel