Al Kaeda, Bin Laden fshihet në Pakistan

26/07/2010 09:40

Krerët më të lartë të Al Kaedës, përfshirë Osama bin Laden dhe zëvendësi i tij Ayman Al Zawahiri, fshihen dhe janë të mbrojtur në Pakistan.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i shtabeve të përgjithshme të ushtrisë amerikane, admirali Mike Mullen.

Admirali ka konfirmuar se e ka ngritur cështjen e pranisë së liderit të grupit terrorist me autoritetet e Islamabadit.

Ai u ka kërkuar atyre një aksion më të fuqishëm për shkatërrimin e bazave të Al Kaedës.

Top Channel