“Love Parade”, shkon në 20 numri i viktimave

26/07/2010 23:55

Përkeqësohet bilanci i tragjedisë së Duisburgut në Gjermani. Shkon në 20 numri i viktimave pas vdekjes në spital të një 21 vjeçareje.

Lajmi njoftohet prej “Bild” e cila në faqen e saj të internetit shkruan se 21 vjeçarja ka ndërruar jetë pas dëmtimeve të shumta që kishte marrë pas kaosit të shkaktuar në “Love Parade”, ku mijëra persona u përfshinë në një incident tragjik.

19 persona gjetën brenda pak orëve pasi u shtypën prej turmës në një tunel në Duisburg në kuadër të festës së muzikës tekno e quajtur ndryshe “Love Parade”. Vetë organizatori i manifestit gjigant fajësoi policinë gjermane për incidentin duke i quajtur ata të papërgjegjshëm në marrjen e masave të sigurisë.

Top Channel