Castro rishfaqet në publik me këmishën jeshile

25/07/2010 13:55

Fidel Castro rishfaqet në televizion me këmishën e tij ngjyrë jeshile për herë të parë pasi i la pushtetin e Kubës vëllait të tij, Raul 4 vjet më parë.

Ish lideri 84 vjecar ka bërë homaxh ndaj viktimave të atentatit të dështuar në Monkada në vitin 1953 që mund të konsiderohet edhe si fillimi i revolucionit.

Në një foto të publikuar nga faqja e internetit Cubanadebate, Castro duket në formë të mirë, cka vërteton edhe një herë se gjendja e his liderit komunis është përmirësuar ndjeshëm.

Top Channel