Ahmadinexhad kundër oktapodit Paul

25/07/2010 18:30

Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad gjithmonë e më shumë po bëhet i paparashikueshëm.

Përveç akuzave ndaj perëndimit e SHBA-së në veçanti presidenti i Republikës Islamike i ka shtuar listës së tij të armiqëveedhe “armikun” më të ri, oktapodin Paul.

“Është thjesht një mjet propagande dhe supersticioni i perëndimit dhe ata që i besojnë atij nuk mund të jenë udhëheqës të kombeve të Botës”, u shpreh Ahmadinexhad.

Oktapodi Paul u kthye kafshën më të famshme në botë pas parashikimeve të sakta të 8 ndeshjeve në Botërorin Afrika e Jugut 2010.

Top Channel