Afganistan, gjendet i vrarë ushtari amerikan

25/07/2010 21:30

Një nga dy ushtarët amerikanë të rrëmbyer në Afganistan ditën e premte është vrarë.

Ky është lajmi i njoftuar nga autoritetet vendase afgane në krahinën Lagor ku ndodhi edhe ngjarja, duke shtuar se është rikuperuar edhe trupi i pajetë i tij.

Lajmi i rrëmbimit i vrajes së një ushtari amerikan dhe i rrëmbimit të një tjetri u dha ditën e shtunë prej talebanëve, por autoritetet amerikane ende nuk kanë reaguar për ngjarjen, duke deklaruar vetëm se po punojnë për të verifikuar lajmin e përhapur.

Top Channel