Itali, stuhi dhe freskët në veri

24/07/2010 14:50

Veriu i Italisë po përballet me një ulje të menjëhershme të temperaturave, stuhi e përmbytje.

Një ciklon i fuqishëm por që zgjati pak goditi mbrëmjen e së premtes Milanon. Shume nga rrugët e qytetit u përmbyten, ndërsa forca e erës bëri pemët të thyhen. Moti i keq dhe shiu i rrembyer kane detyruar dhe presidentin rus Dmitri Medvedev te shtyje nisjen me helikopter nga Italia ku qendroi per disa dite pushimi pas takimit me kryeministrin Silvio Berluskoni.

Nje stuhi e papritur i mori jeten nje 63-vjecari ne Valtellina dhe nje tjetri ne Veronese, ndersa trompat e ajrit kane shkaktuar deme te medha edhe ne provincen e Kremones dhe ne Breshia. Fusha te tera me te mbjella ne keto zona jane shkaterruar, shume shtepi jane demtuar ndersa ka probleme te medha te qarkullimit rrugor e levizjes me tren.

Te pakten 45 familje jane detyruar te braktisin shtepite e tyre. Mbrojtja civile ka dhene alarmin per veriun e vendit kur reshjet e dendura te shiu po shoqerohen edhe me rrufe e shkulme te fuqishme ere, ndersa zonat qendrore te Italise po shijojne nje mot te ngrohte e te bukur e madje jugu dhe sidomos pjesa e ishujve, kane patur madje rritje te temperaturave.
 

Top Channel